Zbulo projektet që po zhvillojmë për të sjellë ndryshime të prekshme në komunitet dhe për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme.
Projektet tona janë të fokusuara në zgjidhjen e nevojave reale të shoqërisë, përfshirjen aktive të qytetarëve dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë. Çdo iniciativë është zhvilluar me kujdes, në bashkëpunim me partnerë dhe vullnetarë, duke synuar rezultate konkrete dhe afatgjata.
Ky projekt fuqizon të rinjtë të marrin pjesë në jetën publike dhe vendimmarrje lokale përmes trajnimeve dhe aktiviteteve komunitare. Ai nxit angazhimin qytetar, lidershipin dhe bashkëpunimin për të sjellë ndryshime pozitive në komunitetet e tyre.
Angazhon të rinjtë në mbrojtjen e mjedisit përmes kampit veror, pedalimeve, fushatave të pastrimit dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese, duke ndërtuar një brez të vetëdijshëm dhe aktiv për një të ardhme më të gjelbër.
Projekt kulturor inovativ që sjell teatrin direkte te komuniteti, në pesë njësi administrative të Tiranës, përmes shfaqjeve lëvizëse në hapësira publike, duke rigjallëruar jetën sociale dhe përfshirjen qytetare të të rinjve dhe banorëve.
“Puzzle Tirana” është një projekt artistik publik interaktiv, i konceptuar për të sjellë qytetarët dhe turistët më pranë identitetit urban të Tiranës përmes bashkëpunimit, ndërveprimit dhe edukimit kulturor. Në përfundim, puzzle formon një portret artistik të Tiranës, duke e shndërruar instalacionin në një simbol të bashkëpunimit qytetar, përkatësisë urbane dhe identitetit të përbashkët.
Tirana Art Festival është një projekt kulturor dhe edukativ i konceptuar si një platformë gjithëpërfshirëse për identifikimin, promovimin dhe zhvillimin e talenteve të reja në fushën e këngës dhe kërcimit ndërmjet nxënësve të gjimnazeve publike dhe private të Tiranës. Projekti synon të krijojë një mjedis profesional, konkurrues dhe njëkohësisht mbështetës, ku të rinjtë të kenë mundësinë të shprehin potencialin e tyre...
Fuqizon të rinjtë e Korçës dhe Ersekës përmes trajnimeve praktike në agroturizëm dhe mikpritje, duke i lidhur me bizneset lokale dhe mundësi konkrete për punësim e vetëpunësim. Projekti promovon njëkohësisht zhvillimin ekonomik lokal dhe përfshirjen e të rinjve në potencialin turistik të zonës.