“Puzzle Tirana” është një projekt artistik publik interaktiv, i konceptuar për të sjellë qytetarët dhe turistët më pranë identitetit urban të Tiranës përmes bashkëpunimit, ndërveprimit dhe edukimit kulturor. Projekti parashikon realizimin dhe vendosjen e një puzzle-i të madh fizik, të përbërë nga 50 pjesë magnetike, i cili ndërtohet gradualisht nga vetë pjesëmarrësit në një hapësirë të hapur publike.
Në përfundim, puzzle formon një portret artistik të Tiranës, duke e shndërruar instalacionin në një simbol të bashkëpunimit qytetar, përkatësisë urbane dhe identitetit të përbashkët.
Çdo pjesë e puzzle-it përfaqëson elementë vizualë të atraksioneve ikonike të qytetit dhe është ndërtuar me materiale të qëndrueshme dhe të sigurta për përdorim publik. Instalacioni është konceptuar për të nxitur ndërveprim spontan, duke i dhënë çdo qytetari apo vizitori mundësinë të kontribuojë drejtpërdrejt në ndërtimin e imazhit të qytetit.
Për të rritur vlerën edukative dhe informuese, puzzle-i do të jetë i pajisur me QR Code tematikë, të cilat u mundësojnë vizitorëve akses të menjëhershëm në përmbajtje informative në gjuhën shqipe dhe angleze. Përmes tyre, prezantohet historia, rëndësia kulturore dhe turistike e çdo atraksioni të përfshirë në puzzle.
Puzzle Tirana përfshin 10 atraksione kryesore të qytetit, të përzgjedhura për vlerën e tyre historike, kulturore dhe simbolike:
Kjo përzgjedhje synon të paraqesë një panoramë të balancuar të Tiranës tradicionale dhe moderne.
Instalacioni do të vendoset pranë Bashkisë së Tiranës, në një zonë me fluks të lartë qytetarësh dhe turistësh, duke garantuar dukshmëri maksimale dhe akses të lehtë për publikun. Aktiviteti do të zhvillohet në kuadër të festimeve “Tirana Kryeqytet”, më 11 Shkurt, duke filluar nga ora 10:00.
Gjatë aktivitetit do të realizohet edhe një moment simbolik dhe festiv, ku pjesëmarrësve do t’u shpërndahen biskota shumëngjyrëshe në formë puzzle. Ky element promovues përforcon mesazhin e bashkëpunimit, unitetit dhe ndërtimit të qytetit përmes kontributit individual, duke e bërë eksperiencën edhe më tërheqëse dhe të kujtueshme.
Projekti “Puzzle Tirana” synon:
Promovimin e identitetit urban dhe kulturor të Tiranës
Nxitjen e përfshirjes aktive të qytetarëve dhe turistëve në hapësirat publike
Forcimin e ndërveprimit komunitar dhe ndjenjës së përkatësisë qytetare
Edukimin mbi historinë, arkitekturën dhe jetën urbane të qytetit
Objektivat specifike përfshijnë angazhimin e të paktën 1.000 qytetarëve dhe turistëve, rritjen e ndërgjegjësimit për simbolikën urbane tek 70% e vizitorëve dhe gjenerimin e përmbajtjes promovuese për qytetin në rrjete sociale.
Impakti i “Puzzle Tirana” shtrihet përtej ditëve të ekspozimit. Instalacioni do të mbetet i ripërdorshëm për evente të tjera publike dhe kulturore, ndërsa përmbajtja vizuale dhe informuese e krijuar gjatë projektit do të shërbejë për promovim afatgjatë të qytetit në platforma dixhitale dhe materiale informuese.
Modeli i aktivitetit mund të ripërsëritet dhe zgjerohet në bashkëpunim me institucione publike, shkolla, OJF dhe operatorë turistikë, duke e bërë projektin të qëndrueshëm ekonomikisht dhe funksionalisht.
Për më shumë informacion mbi këtë iniciativë dhe ndikimin e saj në hapësirën publike, mund të lexoni artikullin e plotë të publikuar nga Revista Bordo, i cili ofron një pasqyrë më të detajuar mbi konceptin dhe realizimin e projektit.
Lexo artikullin
Ky projekt/aktivitet realizohet me mbështetjen e Bashkisë Tiranë.
