Projekti “Green Generation – Tirana on Wheels” synon të rrisë angazhimin aktiv të të rinjve në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm, përmes edukimit joformal, vullnetarizmit dhe nismave konkrete në komunitet. Duke u fokusuar te ndërgjegjësimi mjedisor, riciklimi, mobiliteti i qëndrueshëm dhe gjelbërimi i hapësirave publike, projekti kontribuon në formimin e një gjenerate të re qytetarësh të përgjegjshëm dhe aktivë.
Në qendër të projektit qëndron organizimi i një kampi veror 4-ditor në Jalë, ku 80 të rinj të moshës 16–21 vjeç do të marrin pjesë në trajnime tematike, punëtori praktike dhe aktivitete ndërvepruese. Kampi shërben si hapësirë për krijimin e një komuniteti rinor mjedisor, ku pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri për tranzicionin e gjelbër, ekonominë rrethore, energjitë e pastra dhe sjelljet e qëndrueshme në përditshmëri.
Pas kampit, projekti do të vazhdojë me një seri aktivitetesh në territorin e Tiranës, duke siguruar vazhdimësi dhe impakt konkret në komunitet. Përmes pedalimit në korsitë e biçikletave, fushatave të pastrimit, mbjelljes së pemëve dhe punëtorive tematike, të rinjtë do të përfshihen drejtpërdrejt në transformimin e mjedisit urban.
Projekti synon të krijojë jo vetëm njohuri teorike, por edhe praktika konkrete mjedisore, duke e kthyer angazhimin rinor në veprim. Përmes aktiviteteve të strukturuara gjatë periudhës gusht – mars, “Green Generation – Tirana on Wheels” do të kontribuojë në:
rritjen e ndërgjegjësimit qytetar,
përmirësimin e hapësirave publike,
nxitjen e stilit të jetesës së shëndetshme dhe të gjelbër,
krijimin e një rrjeti të qëndrueshëm rinor që vazhdon veprimtarinë edhe pas përfundimit të projektit.
Në thelb, projekti ndërthur edukimin mjedisor me aktivizmin qytetar, duke e kthyer rininë në aktor kryesor të ndryshimit për një mjedis më të pastër dhe qytete më të gjelbërta.
Bashkohu me rrjetin tonë të vullnetarëve dhe kontribuo në projektet që sjellin ndryshim real në komunitet. Pjesëmarrja jote ka vlerë.
🚲 Në kuadër të Javës së Mobilitetit, me të rinjtë e KVR & Green Generation, u hodhëm në korsitë kryesore të qytetit! Kush kishte biçikletën personale, kush jo u pajis me super bicikletat e Bin Bin.Pedaluam bashkë për një Tiranë më të gjelbër, më të shëndetshme dhe më fun.